Zyrtari i DASH në Tiranë, SHBA: Riafirmim për mbështetjen e reformës në drejtësi

Zyrtari i DASH në Tiranë, SHBA: Riafirmim për mbështetjen e reformës në drejtësi

Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global, ka mbërritur në Tiranë këtë të enjte (20 qershor).

Lajmi bëhet me dije nga ambasada e SHBA, përmes një njoftimi në Facebook, ku shkruhet se vizita e Nephew në Shqipëri, vjen si riafirmim për mbështetjen ndaj reformës në drejtësi dhe përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjes.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, Nephew do të zhvillojë takime me drejtues të sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile si dhe me zyrtarë publikë.

“Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, shkruan ambasada e SHBA.