Zelenski emëroi kreun e ri të Administratës së Sigurisë Shtetërore
KYIV - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëroi sot Alexi Morozov në krye të Administratës së Sigurisë Shtetërore (SDA).
Dekreti përkatës është publikuar në faqen e presidentit, transmeton Ukrinform.
“Olexii Volodymyrovich Morozov u emërua në postin e kreut të Administratës së Sigurisë Shtetërore të Ukrainës”, thuhet në dokument.