Zbulohen veçoritë e reja me Al që do të marrë iOS 18 i Apple
Apple pritet që gjatë vitit 2024 të prezantojë sistemin e ri operativ, iOS 18.
Të gjithë përdoruesit e iPhone po presin për të zbuluar veçoritë me Al të sistemit të ri operativ dhe përditësimet që thuhet të marrë Siri.Por, tani thashethemet për ndryshime janë shtuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Thuhet se iOS 18 do të mbështesë transkriptimin dhe përmbledhjen automatike të audiove.Nëse këto thashetheme dalin të jenë të vërteta, përdoruesit do të kenë qasje në transkripte në kohë reale të audiove të regjistruara.
Bëhet e ditur se një ndër aplikacionet e para që do të marrë përditësime do të jetë Voice Memos.Versionet e hershme të tij do të ofrojnë transkriptime të cilat me sa duket do të integrohen edhe në Notes.Për më tepër, përditësimet do të përfshijnë edhe një opsion që përmbledh pikat kryesore nga teksti ose audio e regjistruar.