Von der Leyen: Udhëheqja dhe përvoja e Rute janë të një rëndësie kyçe për Aleancën
BRUKSEL - Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha sot se lidershipi dhe përvoja e kryeministrit holandez Mark Rutte, i cili u zgjodh si Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s, është i një rëndësie kyçe për Aleancën në këto kohë sfiduese.
Ajo e përgëzoi Ruten për zgjedhjen e tij dhe theksoi se mezi priste punën e tyre të përbashkët.
“Mezi pres të punoj me ju për të forcuar më tej partneritetin BE-Aleancë”, shkroi von der Leyen në rrjetin X.