Von der Leyen: Biseda e parë për formimin e shumicës me socialdemokratët dhe liberalët
BERLIN - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se fillimisht do të bisedojë me socialdemokratët dhe liberalët në Bruksel, me të cilët ka bashkëpunuar në të kaluarën, për të formuar shumicën pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.
“Gjatë fushatës zgjedhore, kam punuar shumë për të ndërtuar një shumicë të gjerë dhe efektive në favor të një Evrope të fortë. Për këtë arsye tani do të afrohemi me familjet e mëdha politike që kanë punuar mirë me ne edhe në mandatin e kaluar”, tha ajo në konferencën e partisë së saj CDU.
Kur u pyet nëse do të konsideronte afrimin me partitë që janë më shumë në të djathtë se sa të sajat, si Vëllezërit e Italisë të kryeministrit italian Giorgio Meloni, von der Leyen tha se fokusi fillestar është në grupe më të gjera politike, jo kombëtare. .