Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan takohen në Astana në fillim të korrikut
MOSKE - Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi sot se do të takohet me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në fillim të korrikut në një takim rajonal në Astana.
Në një takim me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, ai tha se pret të jetë në kryeqytetin e Kazakistanit më 3 ose 4 korrik dhe se shpreson të diskutojë çështjet aktuale me Erdoganin atëherë, transmeton RIA Novosti.
Putin gjithashtu i kërkoi Fidanit që t'i përcjellë përshëndetjet e tij liderit turk dhe sugjeroi që ata të vazhdojnë bisedimet në Astana për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe normalizimin e situatës në Siri.