Vetëm një ditë pasi Kosova i dha notë proteste RMV-së, Kurti të hënën për vizitë në Shkup
Kryeministri i Republikës së Kosoës, Albin Kurti, gjatë javës së ardhshme pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Burimet e Gazetës Online Reporteri.net bëjnë me dije se Kurti do të takohet të hënën me homolgun e tij maqedonas, Hristjan Mickoski, teksa në takim do marrin pjesë edhe anëtarë tjerë të Qeverisë së RMV-së nga koalicioni shqiptar VLEN.
E, në takimin që do nis në orën 10:00 do të jetë e pranishme edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla Schëarz.
Kjo vizitë ndodh në kohën kur Kosova i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut për shkak të incidentit që ndodhi në aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kur policia e aeroportit i ka kërkuar kësaj të fundit që të dorëzojë çantën e dorës dhe telefonin celular për kontroll, pas çka ka pasuar një zënkë mes sigurimit të Presidentes dhe atyre të aeroportit.