Ushtria ruse çliroi fshatin Staromajorske në Republikën Popullore të Donetskut
MOSKË - Një grup i trupave ruse "Vostok" çliroi fshatin Staromajorske në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut (DNR), njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
Njësitë e grupit të trupave "Vostok" vazhduan të avancojnë në thellësi të mbrojtjes së armikut dhe çliruan fshatin Staromajorska", thuhet në përmbledhjen e rrjedhës së operacionit special ushtarak, transmeton Ria Novosti.
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë humbur në 24 orët e fundit deri në 140 ushtarë, dy automjete, një top D-20, obusi FH-70 dhe D-30 në këtë sektor të frontit.