Urdhër i ri për evakuimin e banorëve të Gazës
GAZA - Ushtria izraelite lëshoi sot një urdhër të ri për palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës për evakuim.
Urdhri vlen për banorët e Sabra, Tel al Hawa, Rimal dhe Daraj, raportoi Al Jazeera.
Banorët u urdhëruan të shkonin në një "zonë humanitare" të vendosur në al-Malawi, një zonë në skajin jugor të Rripit të Gazës që më parë ishte sulmuar nga ushtria izraelite.