Uragani Beryl goditi bregun e Jukatanit pranë qytetit turistik të Tulum

Uragani Beryl goditi bregun e Jukatanit pranë qytetit turistik të Tulum

MEXICO CITY - Uragani Beryl goditi sot bregdetin e gadishullit meksikan Jukatan pranë vendpushimit Tulum.

Edhe pse ende nuk janë raportuar vdekje apo lëndime, pothuajse gjysma e Tulumit është pa energji elektrike, tha Laura Velasquez, koordinatore e Mbrojtjes Civile të Meksikës, raporton AP.

Komisioni Kombëtar i Ujit i Meksikës deklaroi se zona do të goditet nga reshje të mëdha shiu dhe përmbytje në orët e ardhshme.