U la jashtë europianit nga Sylvinho, Murto Uzuni: Forca, bashkë mund t’ia dalim
Shqipëria luan nesër në orën 21:00 sfidën e fundit në grup ndaj Spanjës. Kuqezinjtë kanë misionin e vështirë që të marrin një rezultat pozitiv ndaj Iberikëve.
Spanja e ka siguruar matematikisht vendin e parë në grup dhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë pritet rotacion, ku trajneri De La Fuente pritet të aktivizojë lojtarë që nuk kanë luajtur në dy ndeshjet e para.
Në prag të kësaj sfide ka reaguar edhe sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni i cili u la jashtë europianit nga trajneri Sylvinho.
”Të gjithë bashkë, mund t’ia dalim. Forca çuna’‘, shkruan Uzuni në rrjetet sociale.