Tornadot goditën Teksasin dhe Oklahomën dhe shkaktuan dëme në shtëpi, rrugë dhe linja elektrike

Tornadot goditën Teksasin dhe Oklahomën dhe shkaktuan dëme në shtëpi, rrugë dhe linja elektrike

UASHINGTON - Një tornado goditi shtetet amerikane të Teksasit dhe Oklahomas, duke shkaktuar dëme në autostradën që lidh të dy shtetet, si dhe në shtëpi dhe linja elektrike në kontenë Denton në Teksasin verior, raportoi sot AP.

Një tornado goditi Denton County të shtunën mbrëma dhe nuk pati raportime për të lënduar, thanë zyrtarët lokalë.

Stuhia shkaktoi gjithashtu dëme në qytetin Claremore, Oklahoma, ku rrëzoi linjat e energjisë elektrike, shkuli pemët dhe bllokoi rrugët, tha policia.