Tenistja amerikane Emma Navarro në çerekfinalen e Wimbledon pasi mposhti Coco Goff

Tenistja amerikane Emma Navarro në çerekfinalen e Wimbledon pasi mposhti Coco Goff

LONDËR – Tenistja amerikane Emma Navarro u kualifikua në çerekfinale të Wimbledonit, pasi sonte në fazën e 16-të e mposhti bashkatdhetaren Coco Goff me rezultat 6:4, 6:3.

Ndeshja zgjati 76 minuta. Navarro është tenisti i 17-të në botë, ndërsa Goff është lojtari i dytë në listën e WTA.

Me fitoren, Navarro arriti suksesin më të madh në karrierën e saj në turnetë Grand Slam.

Ajo do të luajë në çerekfinale kundër italianes Jasmin Paolini, të cilës sot në fazën e 16-të i është dorëzuar Madison Keys.