Tenisti spanjoll Rafel Nadal në raundin e dytë të turneut ATP në Bastad
BASTAD - Tenisti spanjoll Rafel Nadal u kualifikua në turin e dytë të turneut ATP në Bastad, pasi mposhti në raundin e parë suedezin Leo Borg me rezultat 6:3, 6:4.
Ndeshja zgjati një orë e 26 minuta. Nadal është tenisti i 261-të në botë, ndërsa Borg është lojtari i 461-të në listën e ATP-së. Të dy tenistët morën ftesa speciale nga organizatorët për këtë turne.
Nadal vendosi të përgatitet për Lojërat Olimpike në Paris në turneun në Suedi, i cili do të luhet në fushat e Roland Garros nga 27 korriku deri më 4 gusht.
Leo Borg është djali i ish-tenistit të famshëm Bjorn, fitues i 11 titujve Grand Slam.
Në turin e dytë të turneut në Bastad, Nadal do të luajë kundër britanikut Cameron Nori, i cili mposhti në raundin e parë sllovakun Jozef Kovalik.