Të paktën 55 të vrarë dhe 155 të plagosur në konfliktin mes dy klaneve në Somali

Të paktën 55 të vrarë dhe 155 të plagosur në konfliktin mes dy klaneve në Somali

MOGADISHU - Të paktën 55 persona u vranë dhe 155 u plagosën në një konflikt midis dy klaneve somaleze në qytetet Abudvak dhe Herale në rajonin Galmudug, njoftuan sot zyrtarët shëndetësorë.

Konflikti midis klaneve Dir dhe Marihan, të cilët më parë luftuan së bashku kundër grupit al-Shabaab të lidhur me grupin terrorist Al-Kaeda, shpërtheu të shtunën për një mosmarrëveshje mbi kullotat dhe vendet e ujitjes, tha një banor i Herala, sipas Reuters.

Ai tha se forcat shtetërore kanë mbërritur me vonesë dhe se situata ka dalë jashtë kontrollit.