Taulant Balla: Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e një 18-vjeçari, i cili në bashkëpunim me një të mitur kanë grabitur automjetin e dy turistëve gjermane duke i vjedhur një shumë parash, telefon dhe sende të tjera me vlerë.
Ministri Balla në një postim në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse.
“Përgëzoj Policinë e Shtetit Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj”, shkruan ai.
“Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. Përgëzoj Policinë e Shtetit Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj. Do të bëjmë gjithçka ta ngulisim mirë në mendjen e keqbërësve se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar siguri sa më të lartë publike në të gjithë territorin. Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut” reagimi i ministrit Balla.