Takimi mes Putinit dhe Orbanit filloi në Kremlin
MOSKË – Presidenti rus Vladimir Putin u takua sot në Kremlin me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, i cili mbërriti sot në Moskë.
Putin tha se gjatë bisedimeve me Orban, ai planifikon të shkëmbejë mendime, duke përfshirë edhe Ukrainën.
Presidenti i Rusisë njoftoi se do ta informojë Orbanin për detajet e propozimit të Moskës për një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase, si dhe pret të mësojë detajet e planit hungarez, transmeton RIA Novosti.