Thaçit dhe Veselit iu vazhdohet paraburgimi në Hagë
HAGË - Dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë ua kanë zgjatur edhe dy muaj paraburgimin ish-liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Siç thuhet në vendimin e publikuar në faqen e gjykatës, atyre u është vazhduar paraburgimi për shkak të rrezikut që mund të prishin punën e gjykatës, të ndikojnë mbi dëshmitarët apo të përsërisin krimin.
Siç thuhet, është konstatuar se Thaçi së fundi në paraburgim u ka përcjellë vizitorëve informacionet e marra gjatë dëshmisë së dëshmitarëve të mbrojtur dhe ka përcjellë udhëzime për dëshmitarin e ardhshëm të prokurorisë për formën dhe përmbajtjen e dëshmisë së tij të ardhshme.