Suspendohet nga puna zyrtari korrektues
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë vendim për suspendimin nga puna të zyrtarit korrektues L.B, për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit.
Sipas SHKK-së ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme.
“Lidhur me këtë, ne jemi të angazhuar të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe të sigurojmë transparencë të plotë në këtë çështje”, thuhet në njoftim.