Sunak dha dorëheqjen zyrtarisht

Sunak dha dorëheqjen zyrtarisht

LONDËR – Kryeministri britanik Rishi Sunak i ka dorëzuar sot dorëheqjen mbretit Charles, pas humbjes së Partisë së tij Konservatore në zgjedhjet e djeshme parlamentare, raporton Sky News.

Kryeministri britanik në largim foli për herë të fundit nga Downing Street, ku tha se detyra më e rëndësishme gjatë mandatit të tij ishte rivendosja e stabilitetit të ekonomisë.

Ai tha se Britania e Madhe tani është më e fortë se më parë.