Stokholm: Rusia kërcënimi më i madh i sigurisë për Suedinë në vitet e ardhshme
STOCKHOLM - Rusia është kërcënimi më i madh i sigurisë me të cilin do të përballen Suedia dhe aleatët e saj në vitet e ardhshme, sipas draftit të strategjisë së re të sigurisë kombëtare të publikuar nga qeveria suedeze sot.
“Nuk mund të përjashtohet një sulm i armatosur ndaj Suedisë apo aleatëve të saj”, thuhet në draft strategjinë, e cila duhet të jetë e vlefshme deri në vitin 2030, e publikuar në faqen e internetit të qeverisë suedeze.
Në strategjinë e re, Suedia tha se kishte marrë gjithashtu hapa për të mbrojtur asetet e saj strategjike, veçanërisht në veri të vendit.