Stella Assange: Si një njeri i lirë, Julian planifikon të kthehet në një jetë normale

Stella Assange: Si një njeri i lirë, Julian planifikon të kthehet në një jetë normale

KANBERA - Gruaja e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, Stella, tha sot se ai, si njeri i lirë, planifikon t'i rikthehet një jete normale, të notojë çdo ditë në oqean, të pushojë dhe të gëzojë lirinë e tij dhe i bëri thirrje publikut që të japë atij hapësirë ​​për të "pushuar dhe rikuperuar".

Assange, 52 vjeç, i cili është i lirë pasi nënshkroi një marrëveshje pranimi të fajësisë me prokurorët amerikanë të mërkurën për një akuzë për spiunazh, nuk ka bërë një deklaratë që nga kthimi i tij në Australi, raportoi CNN.

“Ai thjesht po shijon lirinë e tij për herë të parë në 14 vjet”, tha Stella Assange.