“Standarde joreale të trupit” – Kylie Jenner kritikohet për dukjen në fotografitë e publikuara
Kylie Jenner ndau një fotografi të re mahnitëse, në faqen e saj “Khy” Instagram të enjten.
Bukuroshja 26-vjeçare dukej më e hollë se kurrë me rroba banje të zeza “Khy” dhe fansat e vunë re.
Në të vërtetë, Kylie dukej shumë e hollë me kostumin e banjës njëpjesëshe të zhytur, ndërsa ishte ulur në plazh, por mund të ketë qenë për shkak të këndit të kamerës, shkruan DailyMail.
Njëri tha se motra e Kendall Jenner po mbështeste ‘standardet joreale të trupit’.
Një tjetër sulmoi Kylie-n: “Qan për njerëzit që flasin për pamjen e saj, por vazhdimisht e shfaq veten në mënyra provokuese”.
Jenner së fundmi shpërtheu në lot në emisionin e saj “The Kardashians”, pasi u kritikua për pamjen e saj.
Por komentet pozitive peshuan më shumë se ato negative pasi shumica e fansave e quajtën atë ‘të mrekullueshme’.