Sot temperaturat deri 30 gradë, parashikimi edhe për 4 ditët e ardhshme

Sot temperaturat deri 30 gradë, parashikimi edhe për 4 ditët e ardhshme

Në Kosovë në pesë ditët e para të javës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se minimalja do të jetë nga 10 gradë Celsius, kurse maksimalja do të jetë 34 gradë Celsius.

Temperatura minimale do të shënohet të mërkurën dhe të enjten. Kurse, maksimalja do të jetë të premten.

Më poshtë e keni motin e plotë për të gjitha ditët:

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E martë- Mot kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.