Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Skena e muzikës klasike ndërkombëtare ishte dëshmitare e një momenti të veçantë kur sopranoja e shquar shqiptare, Ermonela Jaho, mori përgëzime nga vetë Mbreti i Anglisë, Charles, gjatë një performancës që i kushtohej ikonës së muzikës, Sir Antonio Pappano.

Jaho, e cila ka një karrierë të konsoliduar ndërkombëtarisht, u bë pjesë e një ngjarjeje të veçantë në Shtëpinë e Operës Mbretërore, ku u performua në nder të Sir Antonio Pappanos.

Ky i fundit i jep lamtumirën Shtëpisë së Operës pas një periudhe të gjatë dhe të mbushur me suksese prej 22 vjetësh si drejtor muzikor.Performanca ishte një rrugëtim muzikor përmes arijeve dhe veprave të mëdha që kanë markuar karrierën e Sir Antonios në këto dy dekada, me orkestrën e talentuar duke ndjekur hapin e këngëtarëve të ftuar.Ermonela Jaho shkëlqeu jo vetëm me zërin e saj të fuqishëm dhe interpretimin mjeshtëror, por edhe me pamjen e saj, e cila reflektonte elegancë dhe klas. /Telegrafi/