Shtëpia e Bardhë: Biden nuk po trajtohet për sëmundjen e Parkinsonit

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk po trajtohet për sëmundjen e Parkinsonit

UASHINGTON - Presidenti amerikan Joseph Biden nuk po trajtohet për sëmundjen e Parkinsonit, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, pasi dolën raporte se një mjek i specializuar në këtë sëmundje e vizitoi Shtëpinë e Bardhë tetë herë gjatë vitit të kaluar, raportoi Reuters.

Shqetësimet në publikun amerikan se presidenti mund të vuante nga një sëmundje e panjohur u rritën pas debatit të Bidenit më 27 qershor me republikanin Donald Trump.

New York Times tha se të dhënat e vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë treguan se Dr. Kevin Kennerd, një neurolog i specializuar në çrregullimet e lëvizjes, i cili kohët e fundit botoi një punim mbi sëmundjen e Parkinsonit, vizitoi Shtëpinë e Bardhë tetë herë midis verës së kaluar dhe kësaj pranvere.