Shtëpia e Bardhë: Biden nuk po mendon të heqë dorë nga kandidatura e tij në zgjedhjet presidenciale
UASHINGTON - Presidenti amerikan Joseph Biden nuk po mendon të tërhiqet si kandidat presidencial, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
“Absolutisht jo”, ishte përgjigja e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre, e pyetur nga një gazetar nëse Biden po mendon të tërhiqet nga gara zgjedhore, raporton Reuters.
Ai e kupton se është e drejtë që njerëzit ta bëjnë këtë pyetje. E pashë presidentin në krahun perëndimor (të Shtëpisë së Bardhë) përpara se të shkoja në podium për konferencën për shtyp. Ai dukej i mrekullueshëm”, tha ajo.