Shtatë foshnja kanë vdekur nga zjarri në një spital në Nju Delhi
NEW DELHI - Shtatë foshnja vdiqën në një zjarr të madh në një spital në pjesën lindore të Nju Delhit, dhe pesë u shpëtuan dhe u transferuan në një spital tjetër, njoftuan sot autoritetet lokale.
Pronari i spitalit të foshnjave ku shpërtheu zjarri të shtunën është në arrati, tha policia, duke cituar Times of India.
Zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit po vijojnë.