Shpërthim me tritol në një banesë në Pogradec, detajet e para nga ngjarja

Shpërthim me tritol në një banesë në Pogradec, detajet e para nga ngjarja

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Pogradec, në sheshpushimin e një pallati mes katit të parë dhe të dytë, pranë banesës së shtetasit Meardi Berberi.

Berberi është një person me precedent te theksuar kriminal që ka përfituar së fundmi nga amnistia penale.

Ai ka qenë i dënuar për veprat penale:

08.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

10.02.2019″ Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”

20.06.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.

24.02.2018 Kanosje, Prishje e qetësis publike.

24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje.

Sipas burimeve nga Policia, si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit/autorëve.

Pamje nga shpërthimi i tritolit

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.