0 0
0
No products in the cart.

Pure-3

Brand: DoppelHerz

1,045 Den

Kombinim optimal i acideve yndyrore Omega-3 nga peshqit me tre vitamina B. I shëndetshëm për zemrën dhe sistemin kardiovaskular.

(Available)
Quantity

SKU: MF-2443-3FMZL

Categories: Vitamins and Suppliments

Share:

PËRSHKRIMI
Përfitimet e acideve yndyrore Omega-3 u zbuluan midis eskimezëve në Greenland. Edhe pse dieta e tyre është e paekuilibruar dhe e yndyrshme, eskimezët mbeten më të shëndetshëm gjatë plakjes. Ushqimi i tyre, peshku nga ujërat e ftohtë, është shumë i pasur me acide yndyrore Omega-3. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të familjes Omega-3 janë acidi dokosaheksanoik (DHA) dhe acidi eikosapentanoik (EPA).

Që nga ajo kohë, është njohur që marrja e rregullt e acideve yndyrore Omega-3 është e rëndësishme për organizmin. Acidet yndyrore Omega-3 veprojnë pozitivisht në ekuilibrin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.

Kapsulat Doppelherz® aktiv Pure-3 përmbajnë gjithashtu acid folik dhe vitaminë B6 dhe B12 të cilat bashkërisht kontribuojnë në uljen e niveleve të homocisteinës në gjak. Kjo është e rëndësishme për të mbajtur enët e gjakut të shëndetshme. Këto vitamina janë të nevojshme edhe për ndarjen dhe pjekjen e qelizave të kuqe të gjakut të cilat janë përgjegjëse për shpërndarjen e oksigjenit brenda organizmit.
Vitamina E merr pjesë në mekanizmat mbrojtës të qelizave kundër stresit oksidativ.

Acidet yndyrore Omega-3 janë përbërësit kryesorë në shëndetin e zemrës dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut.

PËRBËRËSIT
Xhelatinë (gjedhi, hallall), mono- dhe digliceride të acideve yndyrore, glicerinë, sorbitol, ujë, dioksid titaniumi.

Përbërësit për 2 kapsula: 1000 mg vaj peshku, 360 mg acid eikosapentanoik (EPA) dhe 240 mg acid dokoheksanoik (DHA), 20 mg vitaminë E, 600 μg acid folik, 6 mg vitaminë B6 dhe 6 μg vitaminë B12.

PËRDORIMI
Merrni 2 kapsula çdo ditë me ushqim dhe lëng të mjaftueshëm. Mos e përtyp.

KUJDES
Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit në paketim përpara përdorimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Shtesat ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme!
Kapsulat aktiv Doppelherz® janë pa shije dhe pa erë.

RUAJTJA
Produkti duhet të ruhet larg fëmijëve.
Ruhet në temperaturë nën 25 ° C.

PAKETIMI
60 kapsula


Related products