Shkencëtarët zbuluan fosilet e një grabitqari që ekzistonte para dinosaurëve

Shkencëtarët zbuluan fosilet e një grabitqari që ekzistonte para dinosaurëve

BUENOS AIRES - Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e një grabitqari gjigant, me dhëmbë të mprehtë që i ngjan një salamanderi dhe sundonte oqeanet para dinosaurëve.

Grabitqari, i cili ishte më i madh se një njeri, kishte një kafkë rreth 60 centimetra të gjatë dhe, sipas mbetjeve fosile të mbledhura, ekzistonte 40 milionë vjet më parë, raporton Reuters.

Studiuesit kanë studiuar prej kohësh grabitqarë të tillë të lashtë për të zbuluar origjinën e tetrapodëve: kafshët me katër këmbë që përdornin gishtat e këmbëve në vend të pendëve dhe evoluan në amfibë, zogj dhe gjitarë.

Shumica e fosileve të hershme tetrapod vijnë nga kënetat përgjatë ekuatorit në atë që tani është Amerika e Veriut dhe Evropa.

Por këto mbetje të fundit, që datojnë më shumë se 280 milionë vjet më parë, u gjetën në atë që tani është Namibia, një zonë në Afrikë që dikur ishte e mbështjellë me akullnaja dhe akull.

Kjo do të thotë se tetrapodët mund të kenë lulëzuar në klimat më të ftohta.