SHBA ndanë 100 milionë dollarë të tjera ndihmë për palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor
UASHINGTON - SHBA ka ndarë 100 milionë dollarë shtesë në ndihmë për palestinezët në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi sot Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në njoftim thuhet se këto fonde do të përdoren për të financuar ndihmën e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të Kombeve të Bashkuara, si dhe për mbështetjen logjistike për dërgimin e sigurt dhe efikas të ndihmave humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.
Theksohet se pas ndihmës së fundit të USAID-it, SHBA-ja ka dërguar ndihmë prej më shumë se 774 milionë dollarë për palestinezët që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, raporton The Times of Israel.