SHBA: Hunter Biden shpallet fajtor për tre krime të lidhura me armë
DOVER - Një juri e Gjykatës Federale të Delaware e shpalli fajtor djalin e presidentit amerikan Joe Biden, Hunter, për tre krime në lidhje me blerjen dhe posedimin e armëve, ndërsa ai ishte i varur nga kokaina.
Gjykata dëgjoi dëshminë e disa grave për luftën e Hunter Biden me drogën, ish-gruas së tij Kathleen Bulle, ish-të dashurës Zoe Kestan dhe Hallie Biden, e veja e vëllait të tij Bo Biden, me të cilin Hunter Biden ishte në një lidhje romantike gjatë periudha kur ai zotëronte armë CBS News.
Ajo dëshmoi se Hunter Biden ishte duke përdorur drogë në tetor 2018 kur bleu armën dhe prokurorët treguan mesazhe nga të cilat u konkludua se ai "flinte në makinë dhe pinte kokainë".