Rusia mohon pretendimet e Kievit për një sulm të qëllimshëm ndaj objektivave civilë

Rusia mohon pretendimet e Kievit për një sulm të qëllimshëm ndaj objektivave civilë

MOSKE – Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë sot akuzat e Kievit për një sulm të qëllimshëm nga forcat ruse ndaj objektivave civile, duke theksuar se sulmi grupor ndaj objektivave ushtarake në Ukrainë është një përgjigje ndaj përpjekjes së Kievit për të dëmtuar objektet energjetike dhe ekonomike ruse.

Në njoftim theksohet se forcat ruse kanë kryer një sulm me armë me rreze të gjatë në objektet e industrisë ushtarake të Ukrainës dhe bazën e aviacionit të Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton RIA Novosti.

Ministria ruse thotë se fotot dhe videot nga Kievi tregojnë se shkatërrimi është shkaktuar nga rënia e një rakete të mbrojtjes ajrore ukrainase të lëshuar nga një sistem raketash kundërajrore brenda qytetit.