Rritja e pensioneve do të shqyrtohet nesër në mbledhjen e qeverisë
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, ka mbajtur takim pune me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska dhe ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në të cilën është finalizuar ndërtimi i projektit për rritjen e pensioneve.
Me këtë projekt mbi 300 mijë pensionistë maqedonas nga ky vit do të marrin pensione më të larta.
Ky premtim zgjedhor, i cili mori formën përfundimtare, do të shqyrtohet në seancën e parë të Qeverisë, e cila do të mbahet më 28.06.2024, e premte.
Qeveria e re mbetet e përkushtuar në përmbushjen e premtimeve dhe vazhdon të punojë me përkushtim për të mirën e të gjithë qytetarëve.