Rishi Sunak njoftoi se do të rivendoste shërbimin e detyrueshëm ushtarak nëse Partia Konservatore fiton
LONDËR - Kryeministri britanik Rishi Sunak ka thënë se do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak nëse Partia Konservatore fiton zgjedhjet e planifikuara për 4 korrik.
Sunak prezantoi planin, sipas të cilit 18-vjeçarët do të kenë mundësinë të zgjedhin të shërbejnë në ushtri për 12 muaj ose të bëjnë vullnetarë një fundjavë në muaj për një vit, raporton Sky News.
Ai shtoi se do të prezantojë një formë të re të shërbimit të detyrueshëm kombëtar për të rinjtë nëse konservatorët fitojnë zgjedhjet e përgjithshme.