Raporti i OSBE-së, Haxhiu: Mekanizmi anti-korrupsion po fuqizohet dita-ditës

Raporti i OSBE-së, Haxhiu: Mekanizmi anti-korrupsion po fuqizohet dita-ditës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për raportin e misionit të OSBE-së, ku janë analizuar 52 lëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit në periudhën 2021-2024, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Haxhiu ka thënë se ky raport jep një perspektivë rajonale dhe njëkohësisht ndihmon që të merren hapa ndërshtetëror për të rritur reagimin ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas saj, mekanizmi anti-korrupsion po fuqizohet dita-ditës.

“Ky raport absolutisht jep një perspektivë rajonale dhe njëkohësisht na ndihmon të marrim hapa ndërshtetëror për të rritur reagencën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më lejoni që para jush të shprehë gatishmërinë dhe vullnetin si ministre e drejtësisë që të mbështesim të gjitha përpjekjet për luftën e pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Objektivi ynë gjatë kësaj qeverisjeje ka qenë i qartë. Mekanizmi anti-korrupsion po fuqizohet dita ditës, duke goditur hallkat e krimit të organizuar”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Ndryshe, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, ka thënë se Raporti mbulon 5 juridioksione rajonale dhe se luftimi krimit dhe korrupsionit është çështje jetike për sundimin e ligjit.

“Miratimi i strategjisë së sundimit të ligjit ishte një hap pozitiv, raporti thekson shembuj tela praktikës se mirë të rasteve të profilit të lartë, përkundër të gjitha këtyre, perceptimi publik paraqet një mungesë të besimit për sistemin gjyqësor, sidomos në kërkim të llogarisë për zyrtarët e lartë nga ana e organeve të drejtësisë. Misioni i OSBE-së për shumë vite ka publikuar raporte që kanë të bëjnë monitorimin e gjykatave dhe proceseve gjyqësorë, sepse vetëm kështu mund të nxjerrim konkluza dhe të bëjmë analiza për atë së çfarë po ndodhë sidomos në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. 670 seanca dëgjimore janë përfshirë në këtë raport, 38 raste të profilit të lartë dhe 16 raste të krimit të organizuar.

Ndonjëherë ka pas mungesë të konsensusit për të shtyrë përpara reformën gjyqësore. Ekipi ynë ka nënvizuar çështje kyçe, që përfshinë së pari, zvarritje, seanca jo produktive, kapacitet joadekuat dhe mungesë resursesh, llogaridhënie e performancë e dobët e mekanizmave përkatës, shkallë e lartë e lirimit nga akuzat ,pra raporti jep rekomandime specifike për të forcuar këto hallka”, ka thënë Davenport.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog,tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e vonuar dhe se Kosova po vazhdon të përballet me stërzgjatja e rasteve gjyqësore.

“Raporti ofron 17 rekomandime shumë të vlefshme që përfshijnë të gjitha sistemet e drejtësisë në Kosovë, gjykata, këshillin gjyqësor, këshillin prokurorial, pra të gjitha palët, dhe inkurajon këto institucione që të zbatojnë rekomandimet e renditura në këtë raport”, ka thënë Szunyog.