Rangnik: Nuk e besoj që u eliminuam nga Europiani, nuk patëm fat
LEIPZIG – Trajneri i ekipit austriak të futbollit, Ralf Rangnik, është shprehur i zhgënjyer me eliminimin në 1/8 e Kampionatit Evropian, por ka shtuar se është krenar për lojtarët, raportojnë mediat gjermane.
Mbrëmë në Lajpcig në kuadër të fazës së 16-të, skuadra austriake e futbollit është mposhtur nga skuadra turke me rezultat 2:1.
"Nuk mund ta besoj që u eliminuam. Ne ishim të bindur që do të vazhdonim rrugëtimin tonë në këtë EURO. Si na nxorrën jashtë? Ende nuk e kuptoj dhe nuk mund ta besoj. Nëse do të kishim arritëm në kohën shtesë, jam i sigurt se do të kishim fituar, jam qind për qind i sigurt”, tha Rangnik.
Ai theksoi se është krenar për ekipin e tij.
"Ne nuk patëm fat në ndeshjen kundër Turqisë. Kishim kohë për të barazuar, por ata kishin një portier të shkëlqyer. Të katër ndeshjet që luajtëm në Kampionatin Evropian ishin shumë argëtuese. Jo të gjitha ishin të mira, por ishin intensive dhe interesante. Ne kemi nevojë për këtë përvojë tani le ta zbatojmë në Ligën e Kombeve dhe kualifikueset e Kupës së Botës”, shtoi trajneri i Austrisë.
Futbollistët turq do të luajnë kundër Holandës në çerekfinale të EP-së.