Putin me Asadin në Kremlin për përkeqësimin e situatës në rajon
MOSKË – Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar mbrëmë në Kremlin një takim me liderin sirian Bashar al-Assad, raporton RIA Novosti.
Presidenti rus i sugjeroi homologut të tij sirian që të diskutojnë situatën në rajon, e cila tenton të përkeqësohet, duke theksuar se kjo vlen edhe për Sirinë, njoftoi Kremlini.
Sipas Asadit, Federata Ruse dhe Siria kanë kaluar nëpër sprova të vështira gjatë dekadave të fundit.