Pse Toyota pezulloi prodhimin e tre modeleve deri në gusht
Autoritetet japoneze pretendojnë se kompania ka falsifikuar të dhënat e testimit dhe ka kryer testime joadekuate.
Toyota Motor Corporation njoftoi në një deklaratë për shtyp të martën se do të zgjasë pezullimin e prodhimit të tre modeleve të saj deri në fund të gushtit.
Ndër modelet e përmendura është Yaris Cross, i cili prodhohet në dy fabrika japoneze të kompanisë.
Në qershor, Ministria e Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit të Japonisë njoftoi se do të nisë një hetim ndaj Toyota-s dhe disa prodhuesve të tjerë të automjeteve, pas dyshimeve për mashtrime të certifikimit.
Ministria pretendoi se kompania falsifikoi të dhënat e testit dhe kreu testime joadekuate.