Prokurorja në Pejë konfirmon arrestimet edhe në Deçan, Fushë-Kosovë dhe Pejë për dallaveret me patentë-shoferë

Prokurorja në Pejë konfirmon arrestimet edhe në Deçan, Fushë-Kosovë dhe Pejë për dallaveret me patentë-shoferë

Një aksion është zhvilluar të martën në mëngjes në Pejë, i cili ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Njësitit për Patentë Shoferë.

Për detajet, mbi aksionin dhe veprimet ka folur edhe prokurorja e rastit, Valbona Disha – Haxhosaj.

Ajo ka sqaruar qarkun e veprimeve të ndërmarra.

‘Kam urdhëruar veprime dhe arrestime siç edhe jeni njoftuar, në një aksion që është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Arrestimet janë kryer në Pejë, në Njësinë e Patent shoferëve dhe të sqarojmë se poashtu kam urdhëruar veprime dhe arrestime edhe në komunat Deçan, Fushë Kosovë dhe Prishtinë të cilat ndërlidhen me Pejën. Detajet do t’i përgatisim, mirëpo është me rëndësi për opinionin që të sqarojmë zonën e shtrirjes së aksionit. Pra kemi të bëjmë me Pejën, Deçanin, Fushë Kosovën dhe Prishtinën, porse të gjitha ndërlidhen me Pejën”, tha Haxhosaj për “Radio 1” në Pejë.

Ndërkaq, aksioni u zhvillua nga Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Në Pejë kanë ndodhur arrestimet e zyrtarëve për Njësinë e Patentë Shoferë. Ne me kohë i kemi raportuar këto raste. Shpresoj se kjo çështje do të shkojë deri në fund, dhe të gjitha ata që janë të përfshirë të marrin dënimin e merituar. Falënderoj organet e drejtësisë për veprimet që janë ndërmarrë deri tani”, ka thënë Durmishi.