Princesha e Dubait la burrin e saj përmes Instagramit

Princesha e Dubait la burrin e saj përmes Instagramit

DUBAI – Princesha Mahra, vajza e sundimtarit të Dubait, është larguar publikisht nga bashkëshorti, duke i lënë një mesazh në rrjetin social Instagram, gati dy muaj pasi çifti solli në jetë fëmijën e tyre të parë.

"I dashur bashkëshort, meqenëse po të bëjnë shoqëri nga të tjerët, unë deklaroj divorcin tonë. Po të divorcohem, të divorcohem dhe të divorcohem. Gjith të mirat. Ish-gruaja jote", ka shkruar princesha në Instagram, transmeton NDTV.

Lajmi bëri bujë në rrjetet sociale, ku shumë veta vunë në dukje se çifti nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe kishin fshirë fotot e njëri-tjetrit nga profilet e tyre.

Çifti u martuan në maj të vitit të kaluar dhe një vit më vonë ata patën një vajzë.

Princesha Mahra është një avokate për të drejtat e grave dhe stilistë vendas në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo u diplomua për marrëdhënie ndërkombëtare në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar.