Politikanët evropianë të tronditur nga performanca e Bidenit në debatin presidencial
LONDËR - Politikanët evropianë u tronditën nga performanca e presidentit amerikan Joseph Biden në debatin presidencial të enjten, të vetëdijshëm se mandati i dytë i Donald Trump tani është edhe më afër me gjithçka që nënkupton për rritjen e populizmit në kontinent, të ardhmen e NATO, çështjet e Ukrainës dhe Lindjes së Mesme.
Zërat e dëshpërimit erdhën nga të gjitha anët e spektrit politik kryesor, me thirrje që Evropa të përgatitet edhe më intensivisht për ardhjen e dytë të Trump, raporton British Guardian.
Eksperti gjerman i politikës së jashtme të CDU-së, Norbert Retgen tha se nata e debatit nuk do të harrohet.