Policia: Nuk kishte mjet shpërthyes rrugës për në Gërmi, bëhej fjalë për një pajisje të veturës
Rruga për në Gërmi është liruar për qarkullim. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aty nuk kishte mjet shpërthyes, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Pas kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se bëhet fjalë për një pajisje të veturës, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia ishte alarmuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe, rreth orës 10:30.
Për pasojë, rruga për Gërmi, ishte bllokuar.