Policia e Afrikës së Jugut gjeti trupin e ish-kampionit të botës në kërcim së larti
CAPE TOWN - Policia e Afrikës së Jugut ka gjetur trupin e ish-kampionit botëror në kërcim së larti Jacques Freitag, pasi ai u zhduk muajin e kaluar.
Policia njoftoi se e gjeti trupin në një fushë pranë varrezave në qytetin e Pretoria dhe se familjarët ende nuk e kanë identifikuar zyrtarisht trupin, raportoi AP.
Mediat raportojnë se kampioni 42-vjeçar, i cili fitoi titullin e botës në vitin 2003 në Paris dhe garoi në Lojërat Olimpike të 2004, u qëllua.