"Pole position" për George Russell në pistën e tij në shtëpi në Silverstone, Verstappen fillon i katërti
SILVERSTON - Piloti i Mercedesit, George Russell, fitoi pole position para garës së nesërme për Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1.
Vetëm gjashtë ditë pas fitores në Austri, britaniku ishte më i shpejti në kualifikimet në pistën e tij në shtëpi në Silverstone dhe arriti në “polin” e tretë të karrierës, të dytin e sezonit.
Menjëherë pas tij ishte bashkatdhetari dhe bashkëlojtari Lewis Hamilton, i cili pati një kohë më të ngadaltë për 0.171 sekonda.