Persona të armatosur në Meksikë vranë kryebashkiaken

Persona të armatosur në Meksikë vranë kryebashkiaken

MEXICO CITY - Persona të armatosur vranë kryebashkiaken Yolanda Sanchez në Meksikë, vetëm disa orë pasi Claudia Scheinbaum u zgjodh si presidentja e parë femër e vendit.

Yolanda Sanchez u qëllua të hënën në qytetin e Cotija, të cilin ajo e kishte qeverisur që nga shtatori 2021, dhe ajo ishte gruaja e parë që mbajti atë zyrë në Meksikë, raporton BBC.

Mediat lokale raportuan se ajo u qëllua 19 herë dhe vdiq në spital menjëherë pas sulmit, dhe truproja e saj u vra gjithashtu nga të shtënat.