Perandori japonez Naruhito mbërriti për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe

Perandori japonez Naruhito mbërriti për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe

LONDËR – Perandori japonez Naruhito dhe bashkëshortja e tij Masako kanë mbërritur sot në Britaninë e Madhe, ku gjatë një vizite disaditore do të vizitojnë Universitetin e Oksfordit ku kanë studiuar dhe do të darkojnë me mbretin Çarls.

Siç raportojnë mediat, perandori nuk do të takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Naruhito dhe Masako duhej të vizitonin Britaninë e Madhe në vitin 2020 dhe të takoheshin me Mbretëreshën Elizabeth, por kjo vizitë u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit, raporton Reuters.