Osmani takohet me Presidentin e Lituanisë: Përkrahës i palëkundur i Kosovës

Osmani takohet me Presidentin e Lituanisë: Përkrahës i palëkundur i Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda, në kuadër të Samitit në Mbretërinë e Bashkuar.

Osmani ka thënë se Nauseda është përkrahës i palëkundur i Kosovës.

“Si demokraci në vijën e parë, shtetet tona ndajnë përkushtim të thellë për të qëndruar të bashkuar kundër regjimeve autokratike. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë”, ka shkruar Osmani.

">