Numri i viktimave të sulmit rus në Kiev u rrit në 15, 37 persona u plagosën, përfshirë një fëmijë

Numri i viktimave të sulmit rus në Kiev u rrit në 15, 37 persona u plagosën, përfshirë një fëmijë

KIEV – Numri i viktimave të sulmit rus në Kiev është rritur në 15, ndërsa të paktën 37 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë.

Pacientët e spitalit të fëmijëve të goditur nga raketa ruse po evakuohen në spitalet komunale të qytetit, tha kryetari i bashkisë së Kievit Vitaly Klitschko, transmeton Unijan.

Si rezultat i një sulmi me raketa në rajonin e Dnieper, një ndërtesë shumëkatëshe e një qendre mjekësore u dëmtua dhe katër persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në sulm, njoftuan autoritetet lokale.